Celebrities Gossip Showbiz

Mërzia edhe nëse jashtë është koha me diell, gjithçka që duhet të dini për fenomenin ‘Sunshine Guild’!

Nëse vendosni të rrini në shtëpi, kur jashtë është kohë e mirë, ka të ngjarë të përjetoni njëfarë mërzie, që quhet ndryshe dhe ‘Sunshine Guild’. Sipas Dr.Nadia Teymoorian, psikologe, ‘Sunshine Guild’ është ndjenja e mërzisë kur qëndroni brenda në një ditë të bukur me diell. Ndieni erën e ushqimit që po gatuhet në skarë ose dëgjoni fqinjët duke qeshur dhe ju ndiheni personi më i mërzitshëm në botë.

Nuk ka rëndësi nëse jeni të sëmurë, një ditë e kaluar brenda gjithmonë duket një ditë e çuar dëm. Kur ditët me kohë të mirë janë të pakta dhe të largëta, presioni për t’i shijuar ato është më i fortë, dhe po ashtu faji. Për disa, ndjenja e fajit nga dielli mund të ndodhë gjatë verës, pasi çdo ditë premton të jetë e bukur.

Më së shpeshti, simptomat e depresionit sezonal shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu. Në fund të fundit, ditët po zgjasin, natyra po lulëzon dhe ka më shumë ditë me diell. Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re një humor të rënduar, më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme, vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme, ndryshime në energji, shqetësime me gjumin, probleme me përqendrimin ose kujtesën, oreks i shtuar ose humbje peshe, nervozizëm i pazakontë, ndjenja zemërimi ose agresion dhe pavendosmëri.

Me ndryshimin e orës edhe trupi pëson disa avantazhe, por edhe disavantazhe. Kjo pasi organizmi i njeriut e ndien menjëherë ndryshimin. Sipas disa studimeve, ata që e ndiejnë më shumë ndryshimin janë fëmijët dhe të moshuarit. Sipas një studimi të publikuar në “Neuroscience Letters”, njerëzit tentojnë të flenë më pak dhe shohin më pak ëndrra në periudhën e tranzicionit nga ora diellore në atë ligjore, e anasjelltas.

Ndryshimi i orës shkakton rritje të stresit dhe një lodhje të përgjithshme, që ndikon edhe në kapacitetin tonë të përqendrimit. Edhe prej këtij motivi është evidentuar një rritje e numrit të aksidenteve rrugore, më së shumti të hënën e parë pas fundjavës së ndërrimit të orës. Gjithsesi, është provuar gjithashtu se, duke përjashtuar të hënën e parë, incidentet vdekjeprurëse ulen ndjeshëm në periudhën kur është në fuqi ora ligjore.