“Dancing With the Stars” është patentë e BBC, që vjen ekskluzivisht në Top Channel. Me rregulla të përcaktuara qartë, patenta për raste të tilla parashikon se nëse një prej konkurrentëve VIP-a lëndohet gjatë javës dhe ky lëndim të pengon të performosh në skenë, atëherë mund të bëhet një pushim një javor.
Produksioni i “Dancing With the Stars” ka marrë vendimin për Saimir Korreshin, i cili ka thyer krahun dhe sot nuk mundi të performojë. Theksojmë, nëse me rekomandim nga mjeku, është e detyrueshme që të pushohet vetëm një javë.
Është vendim shumë i vështirë sepse ky pushim mund të lejohet vetëm një herë gjatë sezonit, dhe nëse përsëritet apo dëmtimi e bën të pamundur performancën për disa javë radhazi, atëherë automatikisht konkurrenti duhet të lërë garën.
Deputeti shpreh dëshirën për të vazhduar garën. Në klipin e përgatitur, ai shprehet:
Po më hanë këmbët. Ndihem keq. Nata e parë ishte spektakolare. Asnjë nuk e kuptoi çfarë ndodhi në skenë. Besoj se do t’ia dal.