Celebrities Gossip

Merr fund përfundimisht martesa mes Chiara Ferragni dhe Fedez, dyshja nënshkruan divorcin!

Marrëdhënia 6-vjeçare mes Chiara Ferragni dhe Fedez ka arritur në fund, pasi çifti është gati të nënshkruajë marrëveshjen e divorcit.

Avokatët e të dy palëve, Pompilia Rossi, Alessandro Simeone dhe Andrea Pietrolucci për Fedez, dhe Daniela Missaglia për Chiara Ferragni, kanë njoftuar se pas negociatave të gjata, ata kanë arritur një marrëveshje për ndarjen dhe divorcimin e njëkohshëm.

Dokumentet e divorcit do të depozitohen në Gjykatën e Milanos, dhe gjyqtarët pritet të shpallin vendimin përfundimtar brenda gjashtë muajve.

Në një deklaratë të përbashkët, avokatët e çifti informuan se fëmijët e tyre, Leone dhe Vittoria, do të qëndrojnë për periudha të barabarta me të dy prindërit, të cilët do të kujdesen për mirëmbajtjen e tyre.

Kujtojmë se procedurat e divorcit nuk e kanë ndaluar bukuroshen për të patur lidhje apo romanca të tjera, ku duket se ka gjetur një fillim të ri në jetën e saj sentimentale.
Ajo është fotografuar së fundmi duke shëtitur dorë për dore me Giovanni Tronchetti Provera, një emër i njohur në botën e biznesit italian.