Modifikimi i një tatuazhi në krah, ka bërë që fansat të mendojnë se martesës së yllit të filmave aksion Sylvester Stallone dhe bashkëshortes së tij Jennifer Flavin, i ka ardhur fundi. Aktori kishte në krah të stampuar imazhin e gruas së tij prej 25 vitesh, por tashmë ai është shndërruar në një qen, i cili ishte pjesë e filmit Rocky dhe që quhej Butkus.
Dyshimet për një ‘rrufe’ në lidhjen e tyre i shtoi dhe Flavin, e cila në postimin e fundit në rrjetet sociale shfaqet në një foto me 3 vajzat, por 76-vjeçari mungon. Përkrah fotos ajo shkruan: “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë nuk ndryshon. Vetëm ne të katërta”. Gjithashtu, Jennifer nuk e ndjek më bashkëshortin e saj në Instagram.
Megjithatë, publicistja e Stalones shprehet se thashethemet janë të pavërteta. Ajo sqaron se aktori donte të rifreskonte tatuazhin e bashkëshortes, por rezultati nuk doli siç pritej dhe për këtë arsye ai e shndërroi atë në një qen. Sylvester Stallone është një njeri i respektuar në Hollywood dhe disa breza janë rritur duke parë filmat e tij hit dhe duke marrë frymëzim.
Vajzat e tij së fundmi thanë se Stallone është si një guru i marrëdhënieve dhe ndonjëherë ai bëhet shumë këshillues kur bëhet fjalë për takimet. Këtu janë disa këshilla vërtet interesante që ai u dha vajzave të tij. Vajzat e Stallone Sophia dhe Sistine ndanë disa nga këshillat e babait të tyre në një episod të podcast-it “Unwaxed”. Sophia tha se kur ajo po i tregonte nënës së saj për një takim që do të kishte këtë javë dhe babai i saj tha disa “këshilla të arta”.
Stallone rikujtojmë se së fundmi është shprehur se gati sa nuk ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të “Rocky IV”. 75-vjeçari kujtoi se si mjekët kishin frikë se ai do të ‘fliste me engjëjt’ pasi u plagos rëndë nga Dolph Lundgren i cili luajti rolin e armikut të Rocky-t, Ivan Drago në filmin e vitit 1985 kur një skenë zënke shkoi keq.