Këtë herë nuk janë as thashetheme, as spekulime, as supozime, është fakt. Wanda Nara po ndahet nga Mauro Icardi dhe po kërkon divorcin. Orët e fundit në internet po bën xhiro një audio regjistrim në të cilin dëgjohet Nara teksa i thotë punonjëses së saj se është duke përgatitur letrat e divorcit.
“Carmen erdha në Argjentinë sepse po divorcohem nga Mauro”,-dëgjohet Wanda duke thënë në një audio që i dërgoi Carmen, duke punuar në shtëpinë e saj në Itali. Në audion e zbuluar, Carmen dhe Wanda flasin për divorcin e tyre të ardhshëm: “Do të qëndroj edhe disa ditë dhe më pas do të kthehem. Unë do të bëj kërkesë për divorc sepse nuk mund të duroj dot më”.
Në këtë mënyrë u vërtetuan thashethemet që qarkullonin prej ditësh. Në të vërtetë, çifti është ndarë dhe kanë vendosur të hedhin hapin e fundit. Tensionet e para mes çiftit shumë të përfolur në media lindën tetorin e vitit të kaluar kur Nara zbuloi se Icardi e kishte tradhtuar.
Trekëndëshi i dashurisë mes Wanda-s, Icardit dhe modeles Eugenia Suarez bëri bujë gjithandej e kudo po flitej për ta. Wanda Nara tregoi pak kohë më parë për atë që ndodhi me bashkëshortin Mauro Icardi nëpërmjet një letre dedikuar atij. Rikujtojmë se Mauro Icardi nënshkroi një kontratë me Wanda Nara-n për të shpëtuar martesën e tyre.
Kjo do të thotë se ai duhet t’i japë asaj të gjitha pasuritë e tij deri në vitin 2050. ‘TYC Sports’ pretendon se sulmuesi i Paris Saint-Germain i ka dhënë Wanda-s të drejtat për të gjitha kontratat e tij, aktuale dhe të ardhshme, si dhe pronat që ai zotëron aktualisht. Kujtojmë se Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.