Klea Hutës nuk i ndahen të papriturat. Pas incidentit të fundit me këmbën, i cili i solli një infeksion të rëndë, ajo ka përjetuar disa ngjarje të tjera të pakëndshme.
Së fundmi, ajo kishte vendosur për të shijuar disa ditë pushime larg bregdetit shqiptar së bashku me partnerin, Elgit Doda, dhe sa kanë mbërritur në destinacion zbuluan se do i duhej të rrinin 24 orë pa valixhet e tyre, kjo i ka detyruar që të dilnin në qytet për të blerë veshje të reja deri sa valixhet e tyre të transportoheshin në hotel.
Çdo gjë dukej se shkoi mirë pas kësaj, por pas disa ditësh Klea ka ndarë një video ku ishte duke u përgatitur të bënte një hedhje në det.
Pas shumë vitesh, ajo vendosi të hidhej me kokë nga varka, diçka që normalisht nuk e kishte bërë më parë. Personat e pranishëm, të cilët e dinin se Klea zakonisht nuk e bënte këtë, ishin shumë suportiv dhe e kanë shoqëruar me duartrokitje dhe ovacione të ndryshme. Megjithatë, nga këto momente emocioni, ata nuk e panë se Klea nuk u hodh në mënyrën e duhur dhe përfundoi duke pasur shumë dhimbje në pjesën e mesit.
Pas kthimit në breg, Klea shkoi për të bërë një grafi të trupit të saj për të kontrolluar dhimbjet. Edhe pse grafia nuk zbuloi ndonjë shqetësim të rëndë, ajo ka nevojë të ndjekë një fizioterapi intensive për t’u rimëkëmbur plotësisht. Ky incident e ka nxjerrë në pah rëndësinë e kujdesit për trupin dhe përgatitjes fizike.
Në video, është e dukshme se diçka shkoi keq gjatë momentit të hedhjes, kur Klea u zhyt plotësisht në ujë.
Morali i historisë: Merrni gjërat me sportivitet dhe bëni palestër