Pavarësisht thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar në lidhje me një ndarje të mundshme mes Meritonit dhe Ilnisës, ata duket se vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë. Spekulimet për një ndarje janë hedhur poshtë pas një veprimi të fundit nga Meriton, i cili ka treguar mbështetje për partneren e tij.
Pasi Ilnisa nisi emisionin e saj të ri, podcasti “Flet” në Top Channel dhe Top Albania Radio do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm.
Meritoni postoi në Instagram një video në “story” duke promovuar projektin e saj. Në reagim, Ilnisa shpërndau postimin e tij dhe shtoi një zemër të bardhë mbi të, duke treguar përkrahjen e saj.
Ky veprim ka shkaktuar reagime pozitive mes ndjekësve të çiftit, të cilët tani mund të qetësohen, duke parë se lidhja mes tyre është ende e fortë dhe e mbështetur nga të dyja palët, pavarësisht thashethemeve që kanë qarkulluar kohët e fundit.