Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ish-banorja Roza Lati ishte e ftuara e radhës e Ronaldo Sharkës në “Mos i bjer me Top” tek “E Diell”, ku foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kur u pyet nëse kishte ndonjë banor që e ka tërhequr fizikisht, Roza u përgjigj ‘jo’, ndërsa listoi Meritonin si djalë me trup të bukur dhe Fationin simpatik.
Ronaldo: Roza ti po del me dikë momentalisht?
Roza: Në ç’kuptim zemër?
Ronaldo: Me një komshie për t’i kërkuar një gotë oriz
Roza: Një kështu suki-suki
Ronaldo: Po suki-suki pra
Roza: Nuk dua të flas, nuk kam koment për këtë pjesën. Le ta lë edhe unë një çik jetën time private, private, aq sa të mundem
Ronaldo: Aq pak sa të ka ngelur. Tani Roza dua të jesh shumë e sinqertë
Roza: Obobobo filloi Ronaldo, do më kafshojë
Ronaldo: Përtej pjesëve karakteriale, fizikisht kishte ndonjë mashkull që të tërhiqte në shtëpi? Me aq pak bukurosha që kishit
Roza: Që të më tërhiqte mua personalisht?
Ronaldo: Po
Roza: Asnjëri. Nga të gjithë ata aty Meritoni kishte trupin më të bukur dhe ia kam shprehur, Fationi simpatik, i mbajtur, i pastër si farmaci si unë. Por personalisht, unë me syrin tim joshësh, askush, çuditërisht