Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Marrëdhënia mes Meritonit dhe Ilnisës e cila ka pësuar lëkundje ditëve të fundit në Big Brother VIP është komentuar nga opinionistët. Arbër Hajdari tha se Meritoni po flirton me Sarën dhe po e shfrytëzon këtë situatë për të aktivizuar një plan ‘B’ për t’u ndarë me Ilnisën.
Arbër: Është kaluar caku në dy momente. Nuk e besoj Meritonin në lidhje me Sarën më është dikur si flirt. Nuk është e vërtetë ajo që thotë Ilnisa që secili e kemi bërë lojën për hesapin e vet. Meritoni ka bërë dhe debate me ta. Meritoni ka aktivizuar një plan B për të dalë nga marrëdhënia me Ilnisën. Flirti ishte jashtë normalitetit dhe funksionit që ka lidhja. Po ta donte nuk do e thoshte un nuk e kam grua. Nuk më pëlqeu kur banorët shtynin Sarën që Meritoni i hodhi sytë, ishte përpjekje për ta futur mes këtij çifti. Kam parë xhelozinë e Ilnsiës, Meritoni nuk e ka bindur. Ajo do i hidhet vajzave që e shtynë Sarën drejt kësaj marrëdhënie.