Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Roza Lati ka analizuar mbrëmë lojën e Meriton Mjekiqit në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Sipas moderatores, ai ka gjetur mënyrën se si të përcillte të gjitha vajzat e Kosovës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Unë flas kur Vesa ishte këtu, në tre ditëshin e fundit të saj të nominimit, që ishte një kalkulim shumë i thjeshtë që Vesa do dilte. Ai nuk e mbrojti. Ai mbronte Françeskën, i jepte zë Françeskës. Ndërkohë ka qenë një situatë tjetër javë më përpara që ka qenë Meritoni në një nominim goxha të fortë, dhe kur Vesa debatonte me një person tjetër, Meritoni i ka thënë ‘ça je duke bërë e di që jam në nominim, pse i jep rëndësi asaj’. E Vesës i kishte ngelur në zemër kjo gjë dhe i tha ‘Meriton unë heshta sepse ti ishe në nominim’. Unë po flas për çikën e Kosovës që kishim këtu