Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë rreth 4 muaj që nga nisja e “Big Brother VIP 3”, teksa fare pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e këtij edicioni që është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh.
Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen. Banori i “Big Brother VIP Albania 3” ka marrë urime të ngrohta nga banorët e tjerë finalistë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por nga ana tjetër, urimi më i bukur ka ardhur nga jashtë shtëpisë, nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli. Ajo ka postuar në InstaStory urimin e saj për Meritonin, teksa shkruan:
Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e FITORES time.