Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur dhe ish-banori i “BBV3”, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugor teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Gjithashtu thuhej se Meritoni është dërguar në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.
Lidhur me këtë ka reaguar pak më parë gazetari i njohur, Milaim Zeka, i cili i ka hedhur poshtë këto zëra. I kontaktuar nga Gazeta Shqip, Zeka u shpreh se “lajmi është i rremë”. Më pas ai bëri një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se ka qenë në një makinë me Meritonin.
Përmes një video të postuar në rrjetet e tij sociale, gazetari shton se Mjekiqi “është me shëndet tepër të mirë”.
Miliam Zeka: Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë dhe Meritoni kemi qenë në një makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë dhe unë qysh po më shihni…