Celebrities Live From Tirana Showbiz

Meriton dhe Rike ‘kokë më kokë’ në numrin e ndjekësve të shtuar, çfarë ka ndodhur në Instagramin e ish-banorëve të BBV3?!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 102K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, po ashtu këtë javë aktori nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe numëron sërish 469K.

Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo numëron sërish 252K, me asnjë ndryshim nga java e fundit. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka fituar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe numëron tani 404K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, humbur 1 mijë ndjekës java e kaluar dhe ka tani 137K. Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin me asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe Rike Roçin me 1 mijë ndjekës më shumë, duke numëruar përkatësisht 848K dhe 187K ndjekës.