Merimangat në kopsht, madje edhe në shtëpi, mund t’ju ndihmojnë shumë nëse vuani nga alergjia ndaj polenit. Në kulmin e sezonit të verës, numri i polenit është i lartë në ajër, që do të thotë se alergjikët po i ndiejnë efektet. Një studim nga Universiteti i Exeter tregoi se merimangat mund të mos jenë grabitqarë të vërtetë, siç besohet zakonisht, sepse një e katërta e ushqimit së tyre përbëhet nga poleni. Studiuesi Dr.Dirk Sanders zbuloi se merimangat që thurin rrjeta rrethore zgjedhin të hanë polen edhe kur ka insekte të tjera.
Studimi zbuloi se rrjetat e forta të merimangës së mëndafshit bllokojnë gjahun e tyre të zakonshëm, por edhe polenin dhe sporet e kërpudhave që transmetohen nëpërmjet ajrit. Merimangat rregullisht heqin dhe hanë rrjetat e tyre për të ricikluar proteinat e mëndafshit, ndërsa gjatë atij procesi konsumojnë edhe polen. Përqindja e polenit në dietën e merimangave të egra ishte e lartë.
Siç raporton “Mirror”, rezulton se disa merimanga ushqejnë me polen edhe të vegjlit e tyre. Megjithatë nuk dihet se si ia dalin ta hanë, pasi goja nuk është mjaftueshëm e madhe. Merimangat e vogla shfaqen në pranverë kur gjahu i insekteve është i pakët. Ndërkaq, merimangat që dalin nga kanali i dushit ju kanë shqetësuar dhe nuk dini si të veproni. Kjo ndodh për shumë arsye. Tërheqja ndaj lagështirës, nxehtësia, fakti që tualeti është një ambient i mbyllur etj. Agrumet, veçanërisht limoni janë një mënyrë për të shmangur merimangat e bezdisshme.
Lëkura e limonit përbëhet nga limoneni, një përbërës kimik që parandalon një sërë insektesh. Dushet janë vendi i fundit ku dëshironi të shihni një insekt. Për t’i eliminuar, lëkurat e limonit duhet të ruhen si një ilaç natyral. Në varësi të metodës që ju doni, ato mund të përdoren direkt, të spërkaten në formë lëngu ose të ndizen si qiri me aromë limoni. Besojeni ose jo, merimangat zbrapsen nga agrumet për shkak të erës së fortë. Si një metodë parandaluese, fërkimi i lëkurave të limonit rreth dushit dhe afër kanalit mund t’i jap atyre një paralajmërim.