Celebrities Gossip Showbiz

Meri Shehu i kërkon të ftuarit të zhvishet, ish-banori i BBV2 i afrohet dhe e puth

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Shpat Kërleshi, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Ai në një moment u intervistua nga astrologia e njohur, Meri Shehu. Kjo e fundit, para se të niste me pyetjet i tha se duhej që të zhvishej, por Shpati hapi vetëm pak kopsat e bluzës.

Ndërkohë në fund të intervistës, Meri e pyet se cilën nga vajzat në studio donte që të puthte në ato momente. Kërleshi pyet njëherë ‘ku?’ dhe pastaj çohet dhe puth pikërisht astrologen.

Meri: Mesazhi i Mërkurit të kundërt që do të shkojë mbarë do që këtë pyetje t’a bëjmë të zhveshur

Shpati: Mjaftueshëm deri këtu

 Meri: Dëgjo, është hera e parë që unë bëj një intervistë dhe po e filloj me një kosovar bukurosh

Shpati: Edhe unë me qenë i zhveshur

 Meri: Duhet të kemi sukses të dy, hape edhe pak, edhe një kopsë. Merkuri i kundërt