Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Prej filllimit janë vënë re flirtet dhe ngacmimet mes banorëve dhe të gjithë tashmë arrijnë të dallojnë se kush mund të jenë çiftet e para. Meri është një nag banoret më të spikatura këtë sezon dhe e pyetur nga Romeo se nëse do t’i pëlqente dikush këtu brenda në shtëpi a do të krijonte një lidhje, ajo i është përgjigjur:
Romeo: Nëse do të jepej mundësia do lidheshe brenda në shtëpinë e Bigut?
Meri: Po të më pëlqente po
Romeo: Nuk shikon asnjë mashkull pretendent
Meri: Jo
Romeo: A ke shpresa që do hyjë dikush
Meri: Big Brother duhet ta mendoj një përshtatje të tillë
View this post on Instagram
Prej ditëve të para është vënë re flirti mes Ilnisës dhe Meritonit dhe të gjithë mendojnë se ata do të jenë çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë. Edhe pse e kanë shprehur hapur pëlqimin nga njëri-tjetrit ende nuk ka ndodhur asnjë puthje në buzë përveç përqafimeve dhe ledhatimeve. Së fundmi biseda ‘hot’ mes Ilnisës dhe Meritonit nuk mund të mos vihej re, ku Ilnisa shpreh xhelozinë që ka për Meritonin me disa fjalë me nënkuptime.