Celebrities Gossip Showbiz

Meri ka dy fjalë për Romeon: “Të merret me temat e veta…”

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para. Meri Shehu duket se ka qenë një nga personat më dinamikë, teksa videot e saj shumë shpejt janë bërë virale në rrjet. Ndërkohë, para disa orësh Meri ka këshilluar Meritonin lidhur me strategjinë dhe qëndrimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Nëse do të identifikohesh si vip ose person televiziv, merru me temat e tua mos u merr me temat e mia. Unë nuk e kuptoj pse ke ardhur këtu, që të bëhesh vip.

Ajo gjithashtu është shprehur edhe për Romeon, duke gjykuar qëndrimin e tij.

Edhe Romeo dua të ishte akoma më mirë. Nuk duhet të merret me temat e mia, të merret me temat e veta… Ajo pastaj të lë jashtë llogjikisht.