Aktualitet

MEPJ: Legalizimi i dokumenteve, brenda 24 orëve!

Tirana zyrtare bën njoftimin e rëndësishëm. Në kuadër të lehtësimit të shërbimeve konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë që ndjekin procedurat e legalizimit të dokumenteve se tashmë ky proces bëhet brenda 24 orëve.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, MEPJ, Igli Hasani u shpreh se për këtë mjafton të dorëzohen dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, RSH.

MEPJ-ja përpunon të gjithë dokumentacionin për legalizim/apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet dhe shpërndarja.

Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore.