Health & Beauty

Mënyrat si të trajtoni djegien nga dielli në kushte shtëpie…

Një nga “makthet” më të mëdha të plazhit është djegia nga dielli dhe për pasojë rrjepja e lëkurës. Ju duhet të keni parasysh se rrezet e diellit nga ora 12 deri në 4 pasdite janë shumë të dëmshme për lëkurën, ato do t’ju djegin dhe rrezikoni të prekeni nga kanceri i lëkurës.

Ja disa mënyra që ju ndihmojnë të trajtoni të djegurat nga dielli:

Pini ujë

Djegia e lëkurës çon në dehidratim, gjë e cila çon në dhimbje të trupit dhe të kokës.

Pini një qetësues

Ajo do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll inflamacionin dhe dhimbjet. Aspirina do të ishte një zgjidhje e mirë, pijeni 1 orë para se të flini. Bëni dush me ujë të ftohtë: përdorni një sapun të butë me efekte qetësuese dhe shpëlahuni me ujë të ftohtë.

Bëni kompresa të ftohta

Merrni një napë dhe lageni me ujë të ftohtë. Vendoseni atë në zonat ku jeni djegur dhe ndjeni dhimbje.

Përdorni tërshërë

Në vaskë me ujë të ftohtë hidhni 2 gota tërshërë dhe rrini për 15-20 minuta. Më pas thajeni lëkurën me një peshqir pambuku pa u fërkuar.

Përdorni qumësht

Lageni një napë më qumësht të ftohtë dhe vendoseni në zonat e djegura më shumë. Qumështi qetëson inflamacionin dhe për pasojë lëkura do të jetë më pak e kuqe dhe më pak e ënjtur.

Përdorni xhel Aloe Vera

Kjo bimë ka veti qetësuese dhe rigjeneruese. Vendoseni xhelin e Aloe Veras në frigorifer për ta përdorur atë sa më të ftohtë. Përdorni uthull molle: me një napë lyeni zonat e djegura më shumë. Uthulla ka veti të fuqishme anti-inflamatore.