Celebrities Fashion

Mënyra se si seriali “Friends” ndikoi në zgjedhjet për veshjet tona…

Seriali i famshëm “Friends” mbetet padyshim shfaqja televizive më ikonike që ka lënë mbresa të jashtëzakonshme te të gjithë ne. Nuk kishte lajm më të gëzuar se ribashkimi i “Friends” pas kaq shumë vitesh për ndjekësit fanatikë. Ylli i serialit, Jennifer Aniston ka publikuar dhe trailer-in e episodit “Friends Reunion” dhe zemrat tona filluan të rrahin më shpejt.

Veshjet e tyre gjatë serialit kanë qenë padyshim ikonike, të këndshme për sytë, qesharake, serioze dhe plot stil. Nuk kishte si mos të përshkruanim disa nga veshjet e personazheve kryesorë të serialit.

Hidhini një sy veshjeve të disave prej tyre:

1. Joey veshur me shumë rroba.

Në këtë imazh, Joey na ofron një mësim të vlefshëm se si të mos i veshim veshjet tuaja. Çdo gjë më shumë se kaq dhe rrezikoni të dukeni si Joey. Shumë rroba sipër dhe aspak këndshëm, nuk mendoni kështu?!

Veshja:

BALENCIAGA

€788.6

GUCCI

 €858.13

GREG LAUREN

€773.81

2. Chandler, mjeshtër i veshjeve serioze.

Chandler Bing është një pionier i vërtetë i trend-it. Në episodin “The One With The Thumb” nga sezoni i parë në 1994, Chandler është besnik i kombinimeve këmishë-xhins me një jelek leshi sipër.

Veshja:

WILLIAM LOCKIE

€257.94

POLO RALPH LAUREN

€112.74

MR P.

€175

3. Ross, kampioni i bluzave që promovojnë muskujt.

Ross ka padyshim diçka të admirueshme në stilin e tij aventuresk po njësoj si kjo bluze e ngushtë pas trupit e cila i identifikon muskujt në trupin e tij. E gximshme apo jo?!

Veshja:

ENGINEERED GARMENTS

€89.29

Softshell Cargo Trousers

€208.33

CONVERSE

€138.89

4. Joey perfeksionoi look-un me material lëkure.

 

Ross e gjeti veten në sezonin e pestë me një jelek të zi lëkure. Thuhet se departamenti i kostumeve e veshi Joey-n me një jelek lëkure për të sinjalizuar ‘djalin e keq’. Stilistja e kostumeve, Debra McGuire tha se:

Ross ishte i shkathët dhe kjo veshje e personifikonte sië e personifikonte Chandler-in këmishat me triko leshi sipër.

Veshja:

RICK OWENS

€1,215.27

FEAR OF GOD

€148.81

SAINT LAURENT

€466.27

5. Kur Ross u vesh perfekt për në punë.

Të flasësh për stilin e Ross zakonisht do të thotë të përqendrohesh në rreziqet që ai ndërmerr në stilin e tij të të veshurit. Ai duket i shkëlqyeshëm me këtë stil veshjeje, si një “profesor i vjetër i paleontologjisë”.

Veshja:

SAMAN AMEL

€1,231.48

CHARVET

€333.33

BEAMS F

€153.77

Nëse je një fans i serialit hit “Friends”, padyshim që e mban mend apartamentin e Monikës. Për herë të parë u shfaq në vitin 1994 dhe vazhdon të zë një vend shumë special në zemrat e njerëzve. Duke nisur nga veçantitë e gjithë serialit si momentet komike shumë të vlerësuara, nuk mund të lësh pa përmendur dekorin dhe një nga apartamentet më ikonike siç është ai i Monikës.