Botë e Çuditshme

Mënyra e duhur për të pastruar karrigen e zyrës

Ashtu si sendet e tjera shtëpiake, edhe karrigia e zyrës ka nevojë për një pastrim të plotë për të hequr papastërtitë që janë grumbulluar.

Pavarësisht materialit nga i cili janë bërë, karriget e zyrave mund të pastrohen me një fshesë të zakonshme, me ndihmën e detergjentit për larjen e enëve, tasave të vegjël dhe disa leckave për pastrimin e pluhurit.

Si fillim, pastrojeni me thithëse pluhuri karrigen plotësisht nga lart poshtë në mënyrë që ta hiqni pluhurin, qimet e flokëve ose mbetjet e ushqimit. Nëse ka hapësira që është e vështirë të arrihen me një fshesë me korrent, përdorni ajër të kompresuar.

Pastaj përzieni detergjentin me ujë të ngrohtë në një tas. Njomni një leckë dhe fshini butësisht të gjitha sipërfaqet e karriges.

Përdorni alkool, uthull ose detergjent rrobash për të pastruar thellësisht njollat.