Thashethemet për lidhjen mes ish-partneres së Mauro Icardit, Wanda Nara dhe këngëtarit L-Gante janë konfirmuar, pasi ata janë parë duke u puthur së fundmi në Argjentinë. Duhet theksuar se mes dy të famshmëve ka një diferencë të konsiderueshme moshe, pasi Wanda Nara është 35 vjeçe ndërsa reperi i njohur 22.
Njerëzit përreth pasi vunë re praninë e tyre, u kanë kërkuar atyre foto dhe autografe. L-Gante deklaroi para disa ditësh se ai dhe Wanda po njihen me njëri-tjetrin gjatë programit “La Noche de Mirtha”. Ndërkaq, ai u shpreh se:
Ajo është e bukur, ajo është një grua e bukur. Unë po e njoh. Ne po njohim njëri-tjetrin.
Rikujtojmë, se mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardit ka mbaruar gjithçka. Ish-çifti i njohur i botës së showbizit së fundmi janë divorcuar. Para pak ditësh Icardi vendosi të flasë më në fund për ndarjen nga Nara, duke i nxjerrë gjërat në ‘dritën e diellit’.
E njoh më shumë se kushdo dhe e kam mbrojtur më shumë se kushdo. Ka ardhur një moment kur nuk mund ta mbroj më. Është bërë qesharake në të gjithë botën. Jam lodhur me gënjeshtrat e saj. Kërcënon me divorc prej një viti por nuk e realizon asnjëherë. Ka gjithmonë një kërcënim apo shantazh. Fëmijët tanë janë të mëdhenj dhe ndihen shumë keq pasi ajo e ka bërë gjithçka publike.
Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.