Celebrities Gossip Showbiz

Mëngjesin më të bukur për sot na e uroi Ledri Vula!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.

Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe ai nuk na i kursen fotot dhe momentet shumë të ëmbla që kalojnë së bashku.

Ashtu si ka bërë dhe pak më parë ku ka ndarë një foto me Poem teksa ecin përdore dhe padyshim që me këtë postim na e nisi ditën mbarë.

Mëngjes

Të premten e natës së parë të spektaklit ‘DWTS’ ku partnerja e Ledrit, Sara Hoxha është konkurrente, të gjithë po e prisnin me padurim. Ajo që u vu re nga të gjithë ishte mungesa e Ledrit për të mbështetur partneren e tij të zemrës. Me anë të disa Instastory-ve gjatë performancës së saj reperi na ka treguar se e ka ndjekur kërcimin e Sarës nga shtëpia me vajzën e tyre Poem. Së fundmi bukuroshja ka shpjeguar arsyen se pse Ledri nuk e ndoqi live performancën e saj.