Food & Drink Health & Beauty

Mëngjesi perfekt për juve që vuani nga tiroidja!

Tiroidja është një gjëndër që sekreton hormone duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e organizmit. Kur puna e tiroides ngadalësohet, në organizëm krijohet një efekt domino që prek stomakun, muskujt, trurin dhe zemrën. Të dhënat tregojnë se 200 milionë njerëz në botë vuajnë nga një çrregullim i caktuar i tiroides.

Çrregullimet më të përhapura janë hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, tumoret e të tjerë. Ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroides. Ekspertët thonë se ushqyerja brenda 90 minutave të para të ditës, e vë tiroiden në punë, rrit nivelet e energjisë dhe përshpejton metabolizmin.

Mëngjesi i duhur për pacientët që vuajnë nga tiroidja është avokado, vezët e ziera dhe salmoni. Sipas tyre, në mëngjes duhet të hani 2 vezë të ziera. Secila prej tyre përmbush 20% të nevojës ditore për jod, e cila është e domosdoshme për tiroiden. Vezët për më tepër janë shumë të pasura me acidet yndyrore omega-3, gjithashtu të rëndësishme për tiroiden. Tiroidja ka nevojë për yndyrna të shëndetshme. Ajo është e pasur me vitaminat B, acidet yndyrore omega-3 dhe plot antioksidantë.

Këto të fundit ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga radikalet e lira dhe e mbrojnë atë nga inflamacioni. Sa i përket salmonit, ai është një ushqim fantastik. Barishtet si spinaqi, rukola apo kale janë gjithashtu një element i rëndësishëm i mëngjesit për një person që vuan nga tiroidja. Ato janë plot me enzima, antioksidantë, fibër dhe proteina.

Njerëzit e prekur nga problemet me tiroiden ankohen gjithmonë për problemet me tretjen. Konstipacioni vërehet tek njerëzit e prekur nga hipertiroidizmi, kur tiroidja prodhon shumë hormone ndërsa diarreja tek rastet e hipotiroidizmit, kur prodhon pak hormone. Ritmi i metabolizmit tek njerëzit e prekur nga hipotiroidizmi është tepër i ulët. Kur kjo ndodh, shtimi në peshë në rast hipotiroidizmi, është mëse i dukshëm.