Lifestyle

Mendoni se nuk keni kohë për veten tuaj?! Ejani hidhini një sy këtij artikulli pastaj mendohuni përsëri…

Shpeshherë keni menduar se nuk keni kohë për veten por të vendosësh veten të parën është thelbësore për t’u ndjerë mirë. Nëse mendoni për veten, do të jeni më mirë me të tjerët. Pavarësisht nëse keni një partner, nëse jeni beqare apo ndoshta nënë, vetëm nëse ndiheni mirë me veten, do të jeni në gjendje t’i përkushtoheni më së miri njerëzve që ju rrethojnë, me gjithë dashurinë dhe vëmendjen që meritojnë. Jemi të lodhur nga shumica e roleve që duhet të plotësojmë çdo ditë dhe shpesh flasim për ngarkesë mendore. Mos kini frikë të thoni ‘mjaft’! Duhet të rimbushni veten, do të ktheheni me më shumë predispozicion për të dëgjuar, me dëshirën për të qenë me të tjerët dhe për të jetuar jetën e përditshme.

Të mendosh më shumë për veten do të thotë ta pëlqesh më shumë. Nuk jeni e shëmtuar apo e ngathët, thjesht po e neglizhon veten për t’iu përkushtuar diçkaje tjetër. Të ushqesh vetëvlerësimin tënd nuk do të thotë vetëm të jesh i lumtur me atë që shikon në pasqyrë, por të jetosh mirë, me veten dhe me të tjerët. Kjo është arsyeja pse nuk keni pse të ndiheni fajtorë nëse planifikoni një orë në parukeri, një seancë vrapimi ose një masazh anticelulit. Eliminoni modelet e pamundura, që shihni në rrjetet sociale.

Gjithmonë gëzojuni individualitetin tuaj, në vend që të jeni në përputhje me standardet e rrepta që shoqëria pret nga ne sot. Gjeni motivimin dhe përpiquni ta ndryshoni nëse diçka nuk ju pëlqen. Duke menduar për veten, rizbuloni veten. Shkarkimi i energjisë së akumuluar, çlirimi nga stresi, përkushtimi ndaj aktiviteteve relaksuese nxit përdorimin e pjesës krijuese të trurit tonë, duke balancuar kështu aktivitetin e pjesës racionale që rezulton të jetë mbizotëruese në aktivitetet e përditshme.

Në këtë mënyrë do të ndiheni më performuese dhe më pak të frustruara dhe do të rizbuloni anët e vetes që nuk janë shfaqur për një kohë të gjatë. Të mendosh më shumë për veten do të thotë të mos neglizhosh shëndetin. Një aspekt tjetër themelor i kujdesit për veten është të mos neglizhoni shëndetin tuaj. Shumë gra i lënë pas dore problemet për vite të tëra, të cilat edhe pse të vogla, mund të bëhen të vështira për t’u menaxhuar me kalimin e kohës. Filloni të mendoni më shumë për veten tuaj tani.