Pavarësisht se sa lidhje të fortë keni me partnerin tuaj, kur na ndodh të mendojmë për jetën e tyre romantike para se të nisnit një lidhje nuk është aq argëtuese. Por e vërteta është se të gjithë kanë një të kaluar, mund të mos dalë kenë patur kurrë një lidhje serioze ose mund të kenë patur disa marrëdhënie afatgjata. Nëse po ‘vuani’ pjesën e të pranuarit të kaluarën e partnerit/es tuaj, të mendoni për arsyet që ju bëjnë të ndiheni të pasigurt mund t’ju ndihmojë.
Emocionet ndonjëherë, ju bëjnë të mos logjikoni siç duhet, veçanërisht kur bëhet fjalë për personin e zemrës. Nëse ky problem ju mban zgjuar gjatë natës, dijeni që nuk jeni vetëm.
Psikoterapistja e licensuar klinike Dr. LeslieBeth Wish, për Elite Daily ka shpjeguar se:
Nuk është aspak e pazakontë të pyesni për historinë e mëparshme romantike dhe seksuale të partnerit tuaj. Të gjithë kemi nevojë për siguri, por kurioziteti ndryshon nga shqetësimi dhe ankthi.
Për të kuptuar se çfarë i shkakton këto ndjenja stresuese, Dr. Wish këshillon të mbani një ditar. Kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë sesi silleni dhe mendoni në marrëdhënien tuaj. Ajo sugjeron të eksploroni mendimet tuaj, duke i bërë disa pyetje vetes.
Çfarë po ndodhte në jetën time në kohën kur takova partnerin tim aktual?
Çfarë më tërhoqi mua tek ky person?
A fiksohem me po të njëjtin shqetësim?
Çfarë mund të bëj për të “lexuar” njerëzit më mirë? Si mund të komunikoj në mënyrë më efektive me partnerin tim?
Përveç ditarit, Dr. Wish sugjeron të kërkoni ndihmën e një terapisti që mund t’ju ndihmojë të zgjidhni këto emocione dhe të ecni përpara.
Vlen gjithashtu të merret parasysh e kaluara juaj romantike dhe seksuale. Mos harroni se të gjithë ‘marrin me vete’ historinë dhe njohuritë e tyre në një marrëdhënie të re, por kjo nuk do të thotë që ata nuk janë investuar plotësisht në marrëdhënien e tyre me ju. Nëse keni dalë në takim ose keni fjetur me njerëz të tjerë dhe tani jeni plotësisht të përqendruar në partnerin/en tuaj, nuk është e mundur që dhe ata të ndihen në të njëjtën mënyrë me ju?
Në vend që të mbani shqetësimet me veten tuaj, provoni të bëni një bisedë me partnerin tuaj. Mënyra se si reagon partneri/ja juaj ndaj kësaj bisede do t’ju tregojë shumë rreth tyre.
Aq e parehatshme sa ju bën të ndiheni ndjenja e xhelozisë ose e pasigurisë për të kaluarën e partnerit tuaj, aq shumë gëzim, lidhje dhe intimitet do të keni nëse jeni në gjendje të përqendroheni në ato që keni përpara jush. Me pak përpjekje, mund të arrini atje.