Të ftuara në studion e “Wake Up” kanë qenë dy ish-konkurrentet e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati dhe Dea Vieri. Ato komentuan për finalistët e këtij edicioni të reality show-t, opinionet rreth lojës që ata kanë luajtur, marrëdhëniet me banorët e mbetur dhe më shumë. Françeska tha:
Ky “Big Brother” ka pasur shumë vajza dhe gra të forta. Kanë mbizotëruar, bënin analiza mjaft të forta, aq të forta sa të tjerët mund t’i përdornin për të mbështetur argumentet e tyre.
Nga ana tjetër, Dea shtoi:
Do të doja të kishim më shumë vajza në finale. Ato luftuan fort dhe ishin të zgjuara.
Ato u pyetën për rikthimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e kaluar, duke dhënë përgjigje të kundërta. Françeska tha se nuk i dukej shumë si rikthim pasi sapo kishte dalë, por Dea kishte gati 3 muaj që ka dalë dhe pati më shumë për të thënë:
Dea: Për mua ishte një ndjesi shumë e çuditshme, më është dukur sikur kam qenë gjithë kohës aty, sikur nuk kisha dalë asnjëherë.
Cili nga 5 banorët mendojnë ato se do të fitojë këtë edicion?
Dea: Mendoj që këtë edicion ta fitojë Meritoni. Një djalë i mrekullueshëm, ka luftuar vetë, është një djalë me vlera, e ka treguar veten. Gjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP”, të gjithë bëjmë gabime. Duke peshuar lojën dhe gabimet, dua ta fitojë Meritoni.
Françeska: Unë kam votuar për Meritonin, por mendoj se edhe Juli dhe Egla e meritojnë. Akoma nuk e dimë se kush do ta fitojë, ky edicion nuk na ka dhënë një fitues të qartë por besoj se 3 favoritët janë Meritoni, Egla dhe Juli.