Live From Tirana Music

Melodajn Mancaku flet mbi këngën e saj më të re dhe zbulon detaje nga procesi i krijimit!

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Melodjan Mancaku, një nga artistet më të reja të tregut muzikor shqiptar. Me një talent të madh dhe me këshillat e babait të saj, Etmond Mancakut, Melodajn synon suksese të mëtejshme. Së fundmi ajo ka publikuar këngën më të re për të cilën na ka folur më shumë…

Cili është procesi yt i krijimit?

Më shumë frymëzohem nga filmat ose ndonjë rast që dëgjoj dhe në përgjithësi shkruaj natën. Gjithmonë i zhvilloj me kitarë në fillim dhe i hedh në studio. Me “Si Atëherë”, e nisa por nuk e mbarova dot dhe e hodha ashtu në studio. E zhvillova në moment, ia çova motrës dhe ajo çuditërisht nuk kishte asnjë kritikë. I kam shtuar vetëm disa zëra të dytë dhe kënga ngeli aq. Nuk pranova të bëja videoklip në fillim sepse nuk mendoja se i shtonte shumë këngës, por doli e kundërta.