Gossip Showbiz

Melisa “shpërthen” ndaj të gjithëve: “Dua të flas e të nxjerr fakte”!

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi mund të themi se ka qenë një nga protagonistet kryesore në emision. Edhe pas daljes, ajo është diskutuar për jetën e saj, duke qenë se u përfshi edhe në botën e muzikës. Por së fundmi, Melisa ka reaguar tepër e shqetësuar nga thashethemet që kanë të bëjnë me të duke postuar një Instastory:

Në disa momente dua aq shumë të flas dhe të nxjerr fakte për të përgënjeshtruar mashtrimet dhe gënjeshtrat që thoni për mua për të më ulur, por pastaj tërhiqem me veten, sepse them ‘Lëri Melisa, sepse vreri i tyre do i mbysë ndër vete’. Nuk kam pse të kthehem e të merrem me ju sa herë ju do më vini nga pas dhe të kapeni pas emrit Melisa për të krijuar një sherr mediatik vetëm si e si t’ju shtohen ato followers-a që vdiqët duke i blerë. Fokusohuni tek vetja juaj dhe tek jeta juaj, sepse e kam thënë dhe do e rithem që nga i/e pari/a që ka folur keq për mua dhe deri tek i/e fundit: Unë nuk merrem me ju asnjëherë! Me paqe dhe dashuri.

Ajo nuk ka përmendur emra konkret dhe nuk dihet se kujt i referohet me këto fjalë. Bëhet e ditur se para disa ditësh në media është përfolur se ajo i ka dhënë fund kontratës muzikore me producentin Bini Diez pas një sherri. A mendoni të jetë kjo arsyeja?

Rikujtojmë, se fansat aludojnë se largimi i Melisës nga emisioni erdhi si pasojë e një lidhje jashtë me ish-konkurrentin tjetër Andi Shehu, i cili doli nga programi çift me Tean. Përpara disa ditëve, Melisa publikoi disa video e foto me Andin në kafe, ku dëgjohej fare mirë edhe zëri i Shqipes.