Celebrities Showbiz

Melinda Gates zbulon shumën marramendëse që do të dhurojë për të drejtat e grave!

Filantropistja Melinda French Gates, ish-gruaja e Bill Gates, njoftoi se do të dhurojë 1 miliard dollarë gjatë dy viteve të ardhshme për të mbështetur gratë dhe familjet, duke përfshirë të drejtat riprodhuese të kërcënuara në Shtetet e Bashkuara nga një valë ndalimesh shtetërore. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në një editorial në New York Times, duke shpjeguar se do t’i përkushtohet këtij misioni të ri më 7 qershor, sapo të largohet nga Fondacioni që themeloi me ish-bashkëshortin e saj 25 vjet më parë.

“Në gati 20 vjet si një avokate për gratë dhe vajzat, kam mësuar se gjithmonë do të ketë njerëz që thonë se nuk është koha e duhur për të folur për barazinë gjinore,”-shkroi ajo në një artikull të ftuar në The New York Times.

Është zhgënjyese dhe dritëshkurtër. Dekada kërkimore mbi ekonominë, mirëqenien dhe qeverisjen e bëjnë të qartë se investimi tek gratë dhe vajzat u sjell përfitim të gjithëve.

Melinda zbuloi së fundmi se do të jepte dorëheqjen si bashkëkryetare e Fondacionit ‘Bill & Melinda Gates’, të cilin ajo e ka ndihmuar në drejtim që nga viti 2000. Si pjesë e marrëveshjes së saj të ndarjes nga ish-bashkëshorti Bill Gates, Melinda tha se do të marrë 12.5 miliardë dollarë shtesë për punën e saj në bamirësi.

French Gates tha se ajo planifikon ta përqendrojë bamirësinë e saj në grupe që fokusohen te gratë dhe familjet. “Ky nuk është një vendim që e kam marrë lehtë,”-tha ajo në një deklaratë të postuar në X. “Unë jam jashtëzakonisht krenare për themelin që Bill dhe unë ndërtuam së bashku dhe për punën e jashtëzakonshme që po bën për të trajtuar pabarazitë në mbarë botën”.