Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.
Së fundmi, pas bashkëpunimit super të suksesshëm me Ledri Vulën duket se artistes po i pëlqejnë duetet dhe i radhës për të cilin ka nisur përgatitjet do të jetë një i tillë. Pak ditë më parë isht vetë bukuroshja që shtoi dyshimet se do të sillte një surprizë me reperin e njohur Finem pasi ndau një Instastory ku tregonte një mur ku shkruhej ‘K.P.T’ (Koka prej Tirone, ashtu si e quan veten Finemi me grupin e tij). E disa orë më parë teksa ndau disa foto shumë provokuese në rrjete sociale, ‘look-u’ i së cilës duket se ishte nga videoklipi që pritet të publikohet. Por, përpos hireve perfekte kë Melindës, vëmendjen e tërhoqi edhe komenti i Finem që duket se ‘e vulosi’ këtë bashkëpunim.
Coco Chaneli
Së fundmi Melinda ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me reperin e njohur dhe të dashur për publikun, Ledri Vulën. Kënga titullohet “A mke dasht” dhe deri më tani ka kaluar 16 milion klikime në platformën YouTube, duke treguar kështu se është një këngë shumë e pëlqyer nga publiku.