Melania Trump ka publikuar një video në rrjetet sociale duke mbrojtur punën e saj si modele që ka pozuar nudo në të kaluarën. Në pamjet e postuara në platformën X, bashkëshortja e Donald Trump tha se “pyetja më urgjente” është pse media “ka zgjedhur të analizojë festimin tim të formës njerëzore në një sesion fotografik mode”.
Trump ka shkruar një autobiografi, e cila do të publikohet më 8 tetor dhe promovohet në fund të videos. Puna e saj e mëparshme si modele bëri disa tituj gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, por nuk është e qartë nëse Melania Trump po i referohet shqyrtimit të mëparshëm apo raportimeve të fundit nga media.
https://t.co/ZCTwZSqZND pic.twitter.com/FH9SRFQeUR
— MELANIA TRUMP (@MELANIATRUMP) September 18, 2024
Ajo tha në klip: “A nuk mundemi më të vlerësojmë bukurinë e trupit njerëzor? Gjatë historisë, artistët e mëdhenj kanë nderuar formën njerëzore, duke ngjallur emocione të thella dhe admirim. Duhet të nderojmë trupat tanë dhe të përqafojmë traditën e përjetshme të përdorimit të artit si një mjet i fuqishëm i shprehjes së vetvetes”-thotë Melania.
Ish-zonja e parë e Amerikës ka njoftuar se këtë vjeshtë do të publikojë librin e saj me kujtime, të titulluar “Melania”. Ky libër i shumëpritur do të dalë në qarkullim më 1 tetor, pak para zgjedhjeve presidenciale, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve anembanë botës. Në këtë rast, Melania publikoi një video në platformën X, ku shpjegoi rëndësinë e ndarjes së historisë së saj personale.
Shkrimi i këtyre kujtimeve për mua ka qenë një udhëtim thellësisht personal dhe reflektues. Si një person që mban shumë privatësinë, shpesh kam qenë subjekt e gjykimit publik dhe keqprezantimit, kështu që ndiej përgjegjësi të qartësoj faktet. Besoj se është e rëndësishme të ndaj këndvështrimin tim: të vërtetën.