Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.
E siç gjithmonë jemi mësuar ta shohim bukuroshen duke sjellë risi tepër të veçanta, këtë Halloween Megi na surprizoi me ‘look’-un e saj. Ndryshe nga sa jemi mësuar me maskimet e përhershme të të famshmëve, ajo zgjodhi të vishet nën petkun e këngëtares së njohur shqiptare, Adelina Ismaili. Teksa ka përzgjedhur një ndër daljet më provokuese të divës së muzikës, ku ka bërë daljen e saj gjatë këngës “Sajzeza”. Për vitin 1996 kur është zhvilluar si klip, ajo veshje e Adelinës ka qenë shumë e guximshme dhe Megi ka vendosur ta risjellë vetëm pak orë më parë.
Bukuroshja, gjithashtu e ka imituar deri në detjae, duke bërë të njëjtat vetulla të holla dhe grim. Me anë të një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram dhe më pas një karusel fotografish, Megi na ka befasuar me këtë ngjashmëri mes tyre.
Së fundmi, ashtu siç vetëm ajo di të jetë, tepër spontane, zgjodhi të ‘gdhend’ në trupin e saj dy tatuazhe për të cilat as vetë nuk mendoi gjatë. Fillimisht, Megi tregoi me anë të një Instastory se po shkon për të bërë tatuazh edhe pse ende nuk ka asnjë ide. Teksa na tregoi pak nga procesi, Megi jo vetëm që bëri tatuazh, por bëri dhe plot dy të tilla. Dy ‘gdhendje’ minimaliste, por të veçanta ashtu si bukuroshja di të krijojë.
Motrat Pojani kanë treguar se nuk kanë komplekse dhe se e duan veten ashtu siç janë, por mesa duket diçka paska shkuar pak keq sepse së fundmi ato kanë bërë një ndërhyrje në gjoks për ta zmadhuar atë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Megi, e cila me anë të një postimi në Instagram ka shkruar se jeta e saj ishte shumë e thjeshtë kur kishin gjoks të vogël, por pasi ka provuar ndjesinë e re ka pësuar një formë konfuzioni.