“Pardon My French” ditën e sotme erdhi me episodin e parë për këtë sezon të ri dhe me të ftuar shumë specialë. Thënë kjo specialë, pasi për herë të parë në një dalje publike ishin të ftuar dy nga çiftet e spektaklit “Dancing With the Stars” që do të nisë në Top Channel për të folur më shumë mbi këtë eksperiencë.
Në pjesën e parë të programit ishte vetë një nga prezantueset, Elona Duro e cila është dhe një nga konkurrentet e ‘DWTS’ së bashku me partnerin e saj skenik, Anxhelon. Ndërsa në pjesën e dytë, Megi Pojani me balerinin Jurgen Bala.
Por, jo vetëm për këtë pasi Megi nuk mund të largohej nga studiot e TAR pa u pyetur dhe për jetën e saj private kaq shumë të përfolur së fundmi.
A është Jurgeni partneri i vetëm në jetën e saj momentalisht?
Jurgeni: Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare.
Megi: Po bëj një regjim totalitar. Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner.