Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.
Shpesh postimet e saj marrin sa komente pozitive aq edhe kritika, e ndonjëherë edhe ofendime. Por, sigurisht kjo nuk e ndalon prezantuesen të ndajë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria, ashtu si ka bërë dhe pak më parë ku bukuroshja ka ‘ngritur’ edhe më shumë temperaturat teka ka postuar një foto në bikini ku tregon një pjesë të të pasmeve të saj dhe mund të themi padyshim se Megi ka hire perfekte.
Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet. Në video shfaqej Megi teksa qeshte dhe kërcente ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.
E ftuar në “Wake Up”, Megi tregoi si qëndronte e vërteta dhe kërkoi falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.