Celebrities Gossip

Meghan Markle zbulon se çfarë fshihet pas titullit të librit të saj shumë të komentuar!

Meghan Markle, ka shkruar librin e saj të parë, një libër për fëmijë. Dukesha ka thënë se frymëzimin për këtë libër e ka marrë nga një poemë që vetë ajo kishte shkruar për Harry-n pasi u bënë prindër. Poema flet për lidhjen mes babait dhe djalit e parë nga sytë e nënës dhe pikërisht nga kjo lindi historia për shkrimin e një libri.

Ndjekësit e Meghan, kanë hedhur dyshimet për një kopjim të mundshëm nga libri me titullin e ngjashëm “The Boy On The Bench” të autores Corrine Averiss prej kopertinës së librit dhe historisë që mendohet të jetë e përafërt.

Ndërkaq, ish-Dukesha e Sussex-it, ka folur së fundmi rreth librit të saj të parë dedikuar djalit dhe Princ Harry. Në një intervistë për “NPR Weekend Edition”, Meghan zbuloi se i bëri Harry-t dhuratë një stol, ku ai të mund të qëndronte me vogëlushin e tyre dhe kjo është arsyeja pse libri mban titullin “The Bench”.

Ndonjëherë mendoj, sidomos gjatë vitit që shkoi, se shumë gjëra ndodhin në qetësi. Kur shihja bashkëshortin tim duke mbajtur në krahë djalin, duke e vënë në gjumë…këto janë gjëra që i kam futur në poemë. Rritesh me dikë dhe krijon një lidhje të thellë, që ndonjeherë shkon mirë e ndonjëherë keq. Çdo fëmijë ose çdo familje mund ta lexojë këtë libër dhe të gjejë veten, në çfarëdo lloj origjine apo feje. Shpresoj që njerëzit ta shikojnë këtë si një histori dashurie që përçon historinë e familjes sime.

Rikujtojmë, se Meghan ka sjellë në jetë një vajzë para pak ditësh. Vajza është pagëzuar me emrin emri Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Çifti tashmë janë prindër të një djali me emrin Archie, i cili ka lindur më 6 maj të vitit 2019.

Kujtojmë se, Markle i kishte anuluar të gjitha angazhimet për shkak të problemeve në shtatzëni. Pasi humbi foshnjën e saj verën e kaluar, ajo vendosi ta mbajë rrezikun në minimum.

Së fundmi është bërë e ditur se menjëherë pas lindjes, babai i Meghan, Thomas Markle ka shprehur dëshirën për të njohur mbesën e tij. Në një intervistë në “60 Minutes” në Australi, ai i ka kërkuar që ta falë dhe të takohen së bashku ose në të kundërt do të publikojë disa prova jo të mira, për sjelljen e Meghan kundrejt tij.

Thomas ka folur edhe rreth intervistës së saj dhe Princ Harry me Oprah Winfrey. Ai ka akuzuar Oprah se ka përdorur çiftin për karrierën e saj dhe ka përfituar nga dobësia e Harry.