Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it ka zbuluar podcast-in e saj të parë në Spotify, që është një podcast për stereotipat femërore, ku ajo dëshiron të investigojë se cilat janë ekzaktësisht arsyet që i mbajnë vajzat pas. Podcast-i, i quajtur “Archetypes”, do të lansohet këtë verë me host vetë Meghan e cila do të flasë me historianë, ekspertë dhe vajza dhe gra që kanë përvojën e të qënit të stigmatizuara. Në një trailer Meghan thotë:
Kjo është se si ne flasim rreth grave: bota që i rrit vajzat tona dhe vendos tabela dhe etiketa që i mbajnë vajzat pas. Por nga vijnë stereotipat?! Dhe pse dhe si ato ndikojnë në jetën tonë?!
Më tej, Dukesha ka treguar se cilët do të jenë pak a shumë të ftuarit në podcast-in e saj.
Ky është podcast-i ku ne do të eksplorojmë, shqyrtojmë dhe shkatërrojmë tabelat dhe etiketat që i mbajnë gratë pas. Unë do të kem biseda me gra që e njohin mjaft mirë se si këto tabela formësojnë jetët tona. Unë gjithashtu do të flas me historianë që të kuptoj se si ne mbërritëm në këtë pikë që nga fillimi.
Njoftimi erdhi pasi Meghan dhe Princ Harry ngritën shqetësimin lidhur me disinformimin në këtë platformë rreth Covid-19. Është thënë se në vitin 2020 Meghan dhe Harry nënshkruan kontrata shumë milionë dollarëshe me Spotify, por asnjë podcast nuk është publikuar ende prej tyre.