Celebrities Gossip Showbiz

Meghan Markle po planifikon një lindje natyrale në shtëpi?!

Në pritje të një fëmije të dytë janë ish-Duka dhe Dukesha e Sussex. Burime pranë “Cosmopolitan” zbulojnë se Meghan Markle po planifikon një lindje natyrale për vajzën e saj. Ish-çifti mbretëror zbuloi gjininë e bebit gjatë intervistës së shumëpërfolur me prezantuesen televizive Oprah Winfrey pak javë më parë, një temë që ne e trajtuam edhe në “Live From Tirana” ku i ftuar ishte korrespondenti ynë në Britaninë e Madhe, Arben Manaj!

Kjo nuk është hera e parë që Meghan përflitet për një vendim të tillë, pasi të njejtën gjë dëshironte të bënte edhe me fëmijën e saj të parë, Archie. I njejti burim shton se:

 

Plani i Meghan ishte të kishte një lindje në shtëpi edhe me Archie-n, por ju e dini se si rezultojnë planet e përgatitura mirë.

Një tjetër burim tregon se është ende e paqartë se si do ta deklarojë lindjen e vajzës Harry dhe Meghan. Kujtojmë se tradita mbretërore kërkon prezantimin e bebit me një ceremoni dhe fotografi të familjes. Megjithatë, tashmë dyshja e shumëpërfolur nuk janë më pjesë e Oborrit Mbretëror edhe pse ka zëra se bebushes së tyre i takon një titull.

Ata zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë, në 14 shkurt të këtij viti në ditën e të dashuruarve. Për të zbuluar më tepër çfarë fshihet pas kësaj date mund të lexoni artikullin tonë të mëparshëm!