Së fundmi, Meghan Markle është paditur për shpifje nga motra e saj Samantha Markle, e cila pretendon se Dukesha e Sussex-it ka gënjyer gjatë intervistës që ajo dhe Princi Harry dhanë për Oprah Winfrey-t gati një vit më parë. Ajo thekson se Meghan ka gënjyer kur tha se në moshën 13-vjeçare duhej të bënte punë me paga të ulëta për t’ia dalë mbanë. Ajo pretendon se Dukesha, nënë e dy fëmijëve, nuk ka punuar kurrë për të paguar universitetin.
Sipas saj babai i tyre, Thomas Markle, pagoi që Meghan të ndiqte shkolla private elitare dhe të shtrenjta. Samantha thuhet se akuzoi Meghan se ka ndikuar negativisht në shitjet e autobiografisë së saj, duke e penguar atë të gjejë punë dhe duke i shkaktuar shqetësime emocionale dhe mendore, për këtë arsye ajo po kërkon 75 000 dollarë dëmshpërblim. Një përfaqësues i Meghan gjatë një deklarate tha se:
Kjo padi e pabazë dhe absurde është vetëm një vazhdim i një modeli sjelljeje shqetësuese. Ne do t’i kushtojmë vëmendjen minimale, pasi kjo është ajo çka meriton.
Ndërkaq, Meghan Markle nuk ka plane të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar pasi Britania është një kauzë e humbur për të dhe Princin Harry, ka thënë një biograf mbretëror. Meghan dhe Harry u larguan nga familja në vitin 2020 dhe tani jetojnë në Kaliforni me dy fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet.
Që atëherë, Harry është kthyer dy herë në Mbretërinë e Bashkuar, por të dyja herë ai udhëtoi vetëm dhe Meghan dhe djali Archie nuk kanë qenë në Britani për dy vjet. Ndërkohë, muajin e kaluar, Harry pretendoi se nuk ishte në gjendje të sillte Meghan dhe dy fëmijët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të mungesës së sigurisë. Ai dhe Meghan humbën mbrojtjen e tyre nga policia kur dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore.