Celebrities Gossip Showbiz

Meghan Markle kujton periudhën e saj në “Deal or No Deal” dhe shpreh një dëshirë për vogëlushen Lilibet!

Meghan Markle ka zbuluar dëshirën e saj për të ardhmen e vajzës Lilibet gjatë një episodi të ri emocional të podcast-it të saj në Spotify me yllin televiziv dhe trashëgimtaren Paris Hilton. Në episod, Meghan tregon se si shpreson që vajza njëvjeçare e saj dhe e Princit Harry, Lilibet, të dëshirojë të ketë “aspirata më të larta”. Ajo thotë:

Dua që vajzat tona të aspirojnë të jenë më të larta. Unë dua që Lili ime të dëshirojë të shkollohet dhe të dojë të jetë e zgjuar dhe të krenohet me ato gjëra.

Kjo vjen pas fillimit të episodit ku Meghan flet për kohën e saj në Deal or No Deal dhe pranon se arsyeja që u largua ishte sepse nuk e bëri të ndihej ‘e zgjuar’. Ajo shpjegon:

Para regjistrimeve të emisionit, të gjitha vajzat, ne rreshtoheshim dhe kishte stacione të ndryshme për të vendosur qerpikët, ose për të vendosur ectensions, ose për mbushjen në të brendshme. Ne na jepeshin edhe kupona me spray-tan çdo javë, sepse ekzistonte një ide shumë e qartë se si duhet të dukeshim.

Ajo kishte të bënte vetëm me bukurinë dhe jo domosdoshmërisht për trurin. Dhe kur shikoj prapa në atë kohë, nuk do ta harroj kurrë këtë detaj, sepse disa momente para se të dilnim në skenë, ishte një grua që drejtonte shfaqjen dhe ajo do të ishte atje në prapaskenë dhe unë ende mund ta dëgjoj ende atë.