Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Meghan Markle jashtë liste, Kate Middleton kurorëzohet si ylli i veshur më mirë për vitin 2022!

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është kurorëzuar së fundmi si ylli i veshur më mirë sipas revistës “Tatler” për vitin 2022. Dukesha, e cila është nënë e tre fëmijëve zuri vendin e parë në listë, mes yjeve të tjerë që dallojnë për stilin e tyre. Ndërsa kunata e saj Meghan, e cila po ashtu ka dalluar shpesh për stilin, nuk ishte fare pjesë e listës.

“Tatler” vuri në dukje se Kate në Royal Ascot këtë vit e cila na kujtoi pamjen e Julia Roberts në “Pretty Woman” dhe Princeshën Diana në vitet ’80 nuk i kushtoi vëmendje nxehtësisë së madhe në ditën e garës, por u kujdes maksimalisht për stilin e saj.

Dukesha mahniti me pamjen në Royal Ascot më 17 qershor duke kombinuar fustanin e saj të sofistikuar Alessandra Rich me një kapelë të zezë me lule të bardha dhe duke shtuar vathët me diamant dhe perla të Princeshës Diana. “Tatler” e përshkroi stilin e Kate si “super yll sovran”.

Sipas revistës, një Dukeshë moderne duket sikur gjithçka e përshtat në mënyrë perfekte, duke përqafuar tendencat aktuale të pasarelave, me gjatësi të përshtatshme fustanesh dhe silueta klasike. Oh, dhe shumë Alessandra Rich” që Kate e preferon shumë! Në vendin e dytë pas Dukeshës renditej sipërmarrësja Vimbai Masiyiwa, e ndjekur nga aktivistja Freya Aspinall.

Ndërkaq, Kate Middleton është e famshme edhe për shijen e saj në bizhuteri. Ajo është fotografuar me disa nga bizhuteritë më të bukura në botë që kur u bë Dukesha e Kembrixhit. Gjithçka filloi me unazën e saj të famshme të fejesës prej safiri, e cila dikur i përkiste vjehrrës së saj të ndjerë, princeshës Diana.

Që atëherë, bizhuteritë madhështore kanë hyrë në koleksionin privat të Kate, disa nga koleksioni i vjetër i Dianës dhe të tjera të huazuara ose dhuruara nga Mbretëresha Elizabeth. Duke marrë parasysh rëndësinë e shumë prej këtyre pjesëve, përfshirë unazat, vathët, gjerdanët dhe byzylykët, shumë shpesh pyesin se sa vlen koleksioni i bizhuterive të Kate.