Celebrities

Meghan Markle dhe Princ Harry nënshkruajnë marrëveshje me Spotify?!

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle dhe Princ Harry do të krijojnë programe ekskluzivisht për Spotify. Çifti i famshëm mbretëror do të prodhojnë dhe drejtojnë shfaqjet e tyre, pjesë e kompanisë të sapo krijuar “Archewell Audio”, duke nisur nga një prodhim special për pushime.

Midis tyre do të ketë dhe podcaste të prodhuara nga vetë Duka dhe Dukesha e Sussex, me qëllim “ndërtimin e komunitetit përmes përvojës së përbashkët, rrëfimeve dhe vlerave.” Seriali i parë për Spotify do të jetë premierë në vitin 2021.

“Ajo që duam në lidhje me podcastin është që të marrim një moment dhe të dëgjojmë vërtet, të lidhemi me njëri-tjetrin pa shpërqendrim. Me sfidat e 2020 nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për ta bërë këtë, sepse kur dëgjojmë historitë e njëri-tjetrit ne kujtojmë sesa të ndërlidhur jemi të gjithë.”,-thanë ata.