Celebrities Gossip

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë humbur një mësim me vlerë nga Mbretëresha Elizabeth!

Meghan Markle dhe Princi Harry humbën një mësim vendimtar nga Mbretëresha, fuqinë e heshtjes, ka pohuar një komentatore mbretërore. Daniela Elser vuri në dukje se Mbretëresha nuk ka dhënë kurrë një intervistë të vetme dhe tha se një mësim që Monarkja mund të na mësojë është fuqia e heshtjes. Zonja Elser në një artikull skroi:

Nëse ka patur ndonjëherë një kohë në historinë mbretërore kur 95-vjeçarja e ka vënë atë filozofi në efekt, ka qenë gjatë 365 ditëve të fundit.

Komentatorja mbretërore e krahasoi këtë qasje me Meghan dhe Harry që dhanë intervistën e tyre të famshme për Oprah vitin e kaluar, në të cilën ata hodhën disa ‘bomba’, nga mendimet e dukeshës për vetëvrasje deri te pretendimet e dëmshme për racizëm. Pas kësaj, shkroi zonja Elser, bota priste se si do të reagonte Mbretëresha. Ajo theksoi se si Mbretëresha lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër disa ditë pas intervistës, por që nga ajo kohë ka qëndruar në heshtje.

U deshën gati dy ditë që oborrtarët të nxirrnin një deklaratë me 61 fjalë vërtet befasuese.

Ajo shtoi se gjëja e jashtëzakonshme është se ende pas një viti nuk është folur asnjë fjalë për këtë çështje. Por ajo vuri në dukje se Harry dhe Meghan që atëherë janë shfaqur në intervista të ndryshme.