Dramat nuk kanë fund në Familjen Mbretërore Britanike. Sikur të mos mjaftonte vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II dhe sundimi i diskutueshëm i mbretit Charles III, tani shtypi britanik po flet për një ndarje mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Ata u larguan për të jetuar së bashku në Shtetet e Bashkuara tre vjet më parë, pasi vendosën të largoheshin nga familja mbretërore, siç raportohet për shkak të mosmarrëveshjeve, si dhe për shkak të lodhjes duke qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Kudo në rrjet u përfol se ata nuk janë më të lumtur bashkë dhe bashkëjetesa nuk po shkon ashtu siç pritej dhe se kanë vendosur të vazhdojnë në rrugë të ndara.
Një ditë pasi Radar Online raportoi këtë, një burim i brendshëm pranë çiftit pohoi për Page Six se spekulimet janë të rreme.
Nuk është e vërtetë, çdo gjë e thënë është e sajuar.
38-vjeçari po bën plane të kthehet në Afrikë i vetëm për një dokumentar të ri të Netflix. Burimi i ‘RadarOnline’ tha se Harry ndihet “më së shumti si vetvetja” ndërsa është në Afrikë, të cilin ai e konsideron “shtëpinë e tij të dytë”.
Meghan dhe Harry janë nën presion të jashtëzakonshëm financiar për të financuar stilin e tyre luksoz në Kaliforni, duke përfshirë rezidencën e tyre prej 14 milionë dollarësh. Ky stres, i shoqëruar me problemet e tyre emocionale, ka të ngjarë ta ketë bërë jetën një ferr për së gjalli.
Muajin e kaluar, marrëveshja prej 20 milionë dollarësh e Harry dhe Markle me Spotify mori një fund të papritur përpara se podkasti i tyre “Archetypes” të shfaqte një sezon të dytë.
Harry dhe Meghan u martuan më 18 maj 2018. Ceremonia, e cila u ndoq dhe u komentua gjerësisht nga e gjithë shoqëria britanike, u zhvillua në Kështjellën Windsor.