Celebrities Showbiz

Meghan Markle aspak e penduar pas intervistës..ja çfarë thonë miqtë e saj!

Pas intervistës së bujshme, miqtë e Meghan Markle thonë se ajo nuk është penduar aspak për ato që ka deklaruar dhe se familja mbretërore duhet të ‘lehtësohet’ që ajo nuk shkoi më në detaje për atë që ndodhi pas dyerve të pallatit. Një person i brendshëm me lidhje të ngushta me Meghan tha për “DailyMail” se Meghan nuk është penduar absolutisht për ato që u thanë gjatë intervistës, madje për të ishte vendimi më i mirë që ajo ka marrë ndonjëherë, përveç martesës me Princ Harry-n.

Ajo tha se i qëndron të vërtetës së saj dhe se në fund të fundit gjithçka do të dali hapur. Burimi zbuloi për “DailyMail” se Meghan tha se pritja për të ndarë historinë e saj me të gjithë botën dukej si një përjetësi dhe se ajo nuk mund të ishte më e lumtur me rezultatin përfundimtar. Ajo tha se pavarësisht se është zhvendosur, është e hapur për të komunikuar me këdo nga familja Mbretërore që dëshiron të përfshihet në një bisedë konstruktive.

Meghan falenderon mamanë e saj dhe Princeshën Diana që i dhanë asaj dhe Harry-t forcën dhe guximin për të dalë përpara dhe për t’i thënë të vërtetat siç janë. Ajo tha se ishte veçanërisht nervoze për Harry-n dhe në të njëjtën kohë shumë krenarë për të dhe shtoi se ai do të jetë gjithmonë princi i saj.

Ditën e djeshme Mbretëresha theu heshtjen duke shprehur se ajo dhe e gjithë familja e saj ishin të pikëlluar duke menduar se sa sfidues kanë qenë vitet e fundit për Harry-n dhe Meghan-in. Së fundmi, gazetari i njohur britanik, Piers Morgan është larguar nga emisioni i mëngjesit në Britani pas një grindjeje mbi komentet që ai bëri në lidhje me dukeshën e Sussex-it.