Meghan Markle, ka shkruar librin e saj të parë, të cilin do e botojë në 8 qershor dhe është një libër për fëmijë. Dukesha ka thënë se frymëzimin për këtë libër e ka marrë nga një poemë që vetë ajo kishte shkruar për Harry-n pasi u bënë prindër. Poema flet për lidhjen mes babait dhe djalit e parë nga sytë e nënës dhe pikërisht nga kjo lindi historia për shkrimin e një libri.
Ndjekësit e Meghan, kanë hedhur dyshimet për një kopjim të mundshëm nga libri me titullin e ngjashëm “The Boy On The Bench” të autores Corrine Averiss prej kopertinës së librit dhe historisë që mendohet të jetë e përafërt.
“Pothuajse identik me librin e Corrine Averiss, madje edhe kopertina.”
Ndërsa, gjithashtu ka folur vetë autorja, Corrine në lidhje me këto fjalë duke hedhur poshtë këto dyshime:
“Duke lexuar përshkrimin dhe fragmentit të botuar të librit të ri të Dukeshës, kjo nuk është e njëjta histori apo e njëjta temë si “The Boy On The Bench”