Aktualitet

Megaoperacioni “Rrjeti”/ Të arrestuarit para gjykatës, Prokuroria kërkon burg për 37 persona!

Prej orës 08:00 të mëngjesit, para gjykatës kanë dalë 45 personat e ndaluar nga policia e Elbasanit, në megaoperacionin antidrogë të koduar “Rrjeti”. Ata po njihen me vlerësimin e masave të sigurisë. Gjykatës, prokuroria i kërkoi “Arrest me burg” për 37 prej tyre, “Arrest shtëpie” për tetë dhe “Detyrim paraqitjeje” për tre të tjerë.

Përmes megaoperacionit të realizuar në qytetet Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd, u shkatërrua plotësisht një grup kriminal dhe pjesërisht tre të tjerë. Prokuroria firmosi 52 urdhër-ndalime. U ekzekutuan 45 dhe shtatë u shpallën në kërkim. Pesë nga shtatë të shpallurit në kërkim dyshohet se janë larguar jashtë Shqipërisë.

Nga të dhënat bëhet e ditur se 11 prej të arrestuarve rezultojnë të dënuar edhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale. 25 prej tyre ishin të skeduar në vite nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti.

Gjatë megaoperacionit “Rrjeti”, në cilësinë e provës materiale u skuestruan 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milion lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zvicerane.

45 të ndaluarit nga policia gjatë megaoperacionit “Rrjeti”

Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi
Arsen Vishkulli
Emiljan Dinja
Ledi Nergjoni
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro

Rezarta Isufaj
Shpëtim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzani
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepi
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku