Celebrities Fashion Showbiz

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly gjejnë detajin perfekt për t’u kombinuar me njëri-tjetrin!

Stili i Megan Fox ka qenë gjithmonë përkufizimi i një vajze të lezetshme dhe ne zyrtarisht dimë se si t’i imitojmë veshjet e saj elegante në një mënyrë të bukur. Nuk është e thënë që të vishni fustane të prera, të tejdukshme apo të vishni mini funde. Në vend të kësaj, kjo lëvizje e thjeshtë e stilit të miratuar nga Fox kërkon çizme të zeza të trasha.

Fox u fotografua së fundmi duke u ulur në një vend gjatë lojës në “All-Star Honda NHL 2022” me të fejuarin Machine Gun Kelly. Ata kishin gjetur që të kombinoheshin të dy me njëri-tjetrin këtë herë me çizmet e tyre.  Ato ishin nga sfera e markës Jadon, një koleksion i stileve të çizmeve me një thembër platforme të trashë që mund t’i rezistojë çdo elementi që dikush mund të hasë si shiu, bora pra këto çizme mund ta kalojnë atë.  Nuk mund të harrojmë të përmendim se sa njerëz të famshëm kanë veshur Dr. Martens prej vitesh. Aq shumë sa që në thelb janë bërë çizmet jozyrtare të yjeve. Emra të mëdhenj si Kendall Jenner, Bella dhe Gigi Hadid, Irina Shayk dhe Hilary Duff janë disa nga fansat e shumtë të Dr. Martens që do të gjeni në Hollywood. Dhe sinqerisht, ne nuk i fajësojmë ata.

Kujtojmë gjithasshtu se këngëtari i “Papercuts”, 31 vjeç, i propozoi Megan Fox , 35 vjeçe dhe i dhuroi aktores një unazë shumë të veçantë. Megan Fox bëri dhe një rrëfim prekës, ku lajmëroi dhe fejesën e saj.

Në korrik të 2020 u ulëm nën këtë pemë. Ne kërkuam magji. Ne ishim të pavëmendshëm për dhimbjen që do të përballonim së bashku në një periudhë kaq të shkurtër, të furishme kohore. Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrificat që lidhja do të kërkonte nga ne, por e dehur nga dashuria.