Nuk është aspak në interesin tuaj që t’i përzini medikamentet e caktuara gjatë aktivitetit fizik. Nëse vëni re që ilaçet kundër alergjisë ju bëjnë të përgjumur, sigurohuni që ato t’i merrni pas vrapit ose palestrës. A është e sigurt të merret aspirina para çiklizmit? Kur bëhet fjalë për terapinë me ilaçe, duhet të keni kujdes në të gjitha efektet e mundshme, të mira apo të këqija.
Beta blokatorët janë një grup i barnave të cilat përdoren për uljen e shtypjes të gjakut, glaukomës, migrenës, apo problemeve me zemrën. Beta blokatorët e ngadalësojnë ritmin e zemrës prandaj edhe janë një kombinim shumë i keq me ushtrimet të cilat synojnë rritjen e numrit të rrahjeve. Kjo i jep mesazhe kontradiktore trupit dhe në këtë rast lodhemi shumë shpejt, gjë që mund të jetë shumë frustruese.
Bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me kombinimin e beta blokatorëve dhe ushtrimeve, sigurohuni nëse ata janë me të vërtetë të nevojshëm për gjendjen tuaj. Në disa raste, beta blokatorët janë vetëm një alternativë kështu që do të ishte mirë që mjeku juaj t’ua shpjegojë të gjitha detajet. Ilaçet kundër dhimbjeve ndahen në dy grupe, këto janë analgjetikët dhe ibuprofeni i cili përveçse lehtëson dhimbjen, zvogëlon ënjtjen dhe inflamacionin.
Në veçanti, duhet t’i kushtoni vëmendje barnave që përmbajnë ibuprofen, sepse pasoja e tij mund të jetë mbajtja e ujit në organizëm, gjë që gjatë ushtrimeve mund ta ngarkojë sistemin kardoiovaskular edhe më shumë. Antidepresivët kryesisht veprojnë në mënyrë relaksuese dhe më të zakonshëm janë ata që e bëjnë balancimin kimik në tru për ta ngritur disponimin.
Gjatë javës së parë të marrjes së antidepresivëve mund të shfaqet lodhja dhe mungesa e vullnetit. Pasojë e antidepresivëve mund të jetë edhe shtimi i papritur në peshë. Nëse antidepresivët ju vënë në gjumë shumë, mos i merrni para ushtrimeve ose bisedoni me mjekun që t’ua ndryshojë terapinë.