Lideri opozitës ruse Aleksei Navalni u vra nga një goditje në zemër, pasi u nxorr në temperatura të akullta ku u la për disa orë. Gazeta Corriere della Sera duke iu referuar informacionit të publikuar nga Times, thotë se kjo ishte një teknikë e vjetër e përdorur nga agjentët specialë të ish agjencisë inteligjente KGB.
Akuza është ngritur nga themeluesi i grupit për të drejtat e njeriut Vladimr Osechkin.
Zyrtarisht autoritetet ruse kanë deklaruar se 47 vjecari Aleksei Navalni vdiq nga vdekja e sindromës së papritur, pa specifikuar shkakun e vërtetë, ndërsa familjarët nuk janë lejuar të marrin trupin dhe u është thënë se ekspertiza do përfundojë për 2 javë.
Ndërkaq corriere publikon letrën e fundit të Navalnit nga qelitë e burgut e shkruar të hënën e kaluar, 5 ditë para se të vdiste. Letra i drejtohet mikut të tij Sergey Parkhomenko, një nga zërat më popullorë të radio Moskës në vitet 90, dhe është një dedikim dashurie për letërsinë klasike ruse, e shkruar me entuziazmin e një djaloshi.
“Unë i shkrova Varyas për Sorokin, ju do t’ju shkruaj për Çehovin! Që në ditët e shkollës kemi pasur përshtypjen se tregimet e Çehovit janë gjëra të vogla dhe të thjeshta. Pak qesharake. Nuk gjej të njëjtën errësirë në përshkrimin e dëshpërimit dhe varfërisë sw Dostoevskit’. Kush do ta kishte menduar se shkrimtari më i errët rus ishte Çehovi? Pra padyshim që ke të drejtë. Ju duhet të lexoni klasikët! Ne nuk i njohim ata!”- shkruhej në letrën e fundit të Navalnyt.
Në muajt e fundit të jetës së tij, Navalny nuk po mendonte për vdekjen. Aq sa i lejohej, ai u shkruante miqve për librat, zgjedhjet amerikane, madje edhe ushqimin, siç dokumentohet nga New York Times.
Në ankesën e vetme kundër administratës së burgut siberian të Kharp-it, ku mbërriti dhjetorin e kaluar, Navalny kërkoi t’i jepnion disa letra që I ishin dërguar. Për ironi të fatit ankesa e tij u pranua më 16 shkurt, ditën e vdekjes së tij, ndërsa seanca gjyqësore u caktua më 4 mars.